Xhaka pritet të realizojë transferimin e tij në Serie A gjatë janarit!

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka gjatë verës që lamë pas ishte shumë pranë transferimit në Serie A por në ditët e fundit një gjë e tillë u parandalua nga drejtuesit e skuadrës londineze.

Corriere dello Sport bën të ditur që Roma përsëri pritet të fillojë sulmin për mesfushorin e Topçinjëve pasi gjatë verës ai rinovoi kontratën vetëm edhe për një vit tjetër.

Xhaka këtë fillim sezoni u penalizua nga një dëmtim dhe nuk ka qenë rregullisht pjesë e skuadrës së Mikel Artetas.

Jose Mourinho është një fans i madh i futbollistit të përfaqësueses zviceriane dhe po kërkon me të gjitha mundësitë transferimin e tij gjatë janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here