Ivan Perisic po kalon sezonin e fundit me fanelën e Neroazzurëve mirëpo kroati mund të shndërrohet në një problem serioz për kampionët e Serie A.
Edhe pse u raportua që dëshira e 32 vjeçarit është që të rikthehet në Bundesliga situata është duke marrë një kahje komplet ndryshe.
Roma dhe Milan kanë shfaqur interesim të madh për shërbimet e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që pas qershorit të vitit të ardhshëm ai të rradhitet tek njëra prej këtyre skuadrave.
Nga ana tjetër edhe skuadra e Everton ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit anësor.