Nuk po luan te PSG: Xavi Simons transferohet te gjiganti italian

Nuk është i lumtur te PSG, Xavi Simons verën e ardhshme në Serie A.

Mesfushori holandez, Xavi Simons pritet të largohet nga PSG në fund të sezonit, pasiqë nuk është i lumtur me statusin e tij në Paris.

Talenti 18-vjeçar nuk po fiton aspak minuta me skuadrën e parë dhe Raiola ka filluar të kërkojë skuadër për të.

Simonsit i skadon kontrata me PSG në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të fundit holandezi do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

SportItalia, raporton se Mino Raiola ia ka ofruar Simonsin Milanit dhe Maldini është i gatshëm të përfitojë nga kjo mundësi.

Simons është mesfushor ofanziv dhe Rosonerët e shohin si një përforcim ideal për të ardhmen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here