Jonathan David në janar transferohet tek gjiganti i Serie A!

Jonathan David me shumë mundësi pas disa javësh do të ndërrojë fanelë.

Yll i Lille pritet që të ndërrojë ambient duke u transferuar në Serie A për shkak të interesimit të madh të shfaqur nga skuadra e Interit.

Kampionët e Serie A kanë qenë duke e vëzhguar talentin 21 vjeçar qysh prej verës së kaluar dhe tashmë janë të gatshëm për të konkretizuar interesimin e tyre.

Lille shprehu dëshirën e saj për ta mbajtur atë deri në fund të këtij sezoni mirëpo një gjë e tillë duket e vështirë të realizohet për kampionët e Ligue 1.

David në këtë sezon ka arritur të shënojë 10 gola në 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatn francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here