Pas fitores me Milanin: Arrin oferta prej 83 milionë eurosh në drejtim të Vlahovic!

Fiorentina gjatë ditës së shtunë arriti që të mposhtë Milanin me rezultat 4:3 në kuadër të javës së 13-të të Serie A.

Dusan Vlahovic pothuajse i mposhti i vetëm Rossonerët me 2 gola dhe një asistim.

Futbolli europian është padyshim i mahnitur me aftësitë që ka treguar sezonet e fundit sulmuesi serb.

The Sun ka bërë të ditur që Newcastle United ka bërë një ofertë prej 83 milionë eurosh në drejtim të Fiorentinës.

Juventus, Manchester City dhe Tottenham janë gjithashtu të interesuara për kartonin e ish sulmuesit të Partizanit të Beogradit.

Vlahovic është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon me 10 gola në 13 ndeshje të zhvilluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here