Shkëmbim spektakolar: Ylli i Interit te Tottenham, ndërsa yll i Spurs në Meazza

Inter dhe Tottenham kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Me emërimin e Antonio Contes si trajner i Tottenham, disa yje të Interit kanë përfunduar në shënjestrën e Spurs.

Tottenham ka shfaqur interesim për Marcelo Brozovic, Milan Skriniar dhe së fundmi për Stefan De Vrij.

Conte dëshiron ta ndryshojë skemën te Tottenham dhe për ta bërë këtë i duhet një mbrojtës si Stefan De Vrij.

Holandezit i skadon kontrata me Neroaxurët në vitin 2023 dhe verën e ardhshme vlera e tij në treg do të jetë më e ulët se 50 milionë euro.

Te Inter janë të gatshëm ta lënë të lirë De Vrij të largohet në këmbim të Cristian Romeros.

Tottenham nuk ia ka mbyllur derën këtij opsioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here