Ylli i Real Madrid ka pranuar ofertën e Juventusit por ka një problem tjetër!

Siç raporton e përditshmja katalanase El Nacional.Cat, Juventus ka vendosur që me të gjitha mundësitë e saj të tentojë transferimin e Marco Asensios nga Real Madrid.

Futbollisti i Los Blancos tashmë duket se është pajtuar me mundësinë për të kaluar në rradhët e Zonjës së Vjetër mirëpo një problem është shfaqur nga kampi i madrilenëve.

Dy palët nuk po arrijnë të dakordohen për çmimin e këtij transferimi pasi Biankonerët kanë ofruar 10 milionë euro për shërbimet e tij ndërkohë që presidenti i mbretërve të Europës po kërkon plot 4 herë më shumë.

Madje Perez këtë ofertë të bërë nga Andrea Agnelli e ka konsideruar mungesë respekti nga ana e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here