Shkëmbim spektakolar: Nicolo Zaniolo transferohet te gjiganti italian

Nicolo Zaniolo largohet nga Roma, por jo nga Serie A!

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Giallorosët.

Zaniolo ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Romën dhe ka realizuar një gol, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.

Interesim për 22-vjeçarin kanë shfaqur gjigantët italian dhe gjigantët anglez, por sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Zaniolo mund ta vazhdojë karrierën tek një tjetër gjigant italian.

Calcio Mercato, raporton se Juventus synon transferimin e Zaniolos dhe Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Giallorosëve kartonin e Rodrigo Bentancur dhe 15 milionë euro.

Te Roma janë të hapur për këtë operacion pasiqë Mourinho është në kërkim të përforcimeve në vijën e mesfushës, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here