Shkëmbim i madh: Brozovic tek Bayern, ylli i bavarezëve në Meazza!

Marcelo Brozovic është një futbollist i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe akoma nuk ka rinovuar me Neroazzurët.

Ditëve të fundit ka pasur shkëndija edhe nga skuadra e Bayern Munich e cila po kërkon ta bëj për vete kroatin me anë të një shkëmbimi.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Niklas Sule i cili gjithashtu ka një kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni.

Mirëpo problemi kryesor qëndron se Inter dëshiron rinovimin me Brozovic edhe pse një marrëveshje e tillë ka javë që nuk po arrihet.

Nga ana tjetër Sule paguhet hiç më pak se 8 milionë euro në sezon gjë që e bën atë një futbollist tejet të kushtueshëm për Neroazzurët mirëpo surprizat nuk mund të përjashtohen gjatë verës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here