Juventus mbrëmjen e së martës u mposhtë 4:0 në Stamford Bridge nga skuadra e Chelseas në kuadër të javës së pestë të Champions League.
Biankonerët e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League mirëpo të gjithë në skuadër e kanë të qartë që duhet bërë një ndryshim në ekip.
Siç raportojnë mediat italiane, Zonja e Vjetër do të largojë 9 futbollistë që nuk bëjnë pjesë më në planet e skuadrës.
I pari që pritet të largohet është Aaron Ramsey, pasi uellsiani është i tepërt në skuadër dhe pas tij pritet që të vijë Adrien Rabiot.
Lista vazhdon me Alex Sandro, Daniele Rugani, Dejan Kulusevski, Alvaro Morata, Bentancur, Artur dhe McKennie.