Federico Chiesa është padyshim futbollisti më në formë këtë sezon tek skuadra e Massimiliano Allegrit dhe largimi i tij do e dobësonte shumë Zonjën e Vjetër.
Calciomercat ka bërë të ditur që skuadra e Chelseas ka bërë gati një ofertë prej plot 100 milionë eurosh për të bindur Andrea Agnellin që të heqë dorë nga shërbimet e yllit të skuadrës dhe kombëtares italiane.
Bayern Munich ka shfaqur gjithashtu interesim për 24 vjeçarin i cili teknikisht është akoma futbollist i Fiorentinës pasi tek Juve ka ardhur në formë huazimi.
Juventus do firmosë me të verën e ardhshme mirëpo e ardhmja e tij nuk është e sigurt pasi Blutë e Londrës janë gati për të mbushur arkat e Biankonerëve për të siguruar shërbimet e tij.