Tepricë në Madrid: Mariano Diaz dhe Luka Jovic tek gjiganti i Serie A!

Dyshja e Real Madrid nuk bën më pjesë në planet e Carlo Ancelottit dhe si pasojë e kësaj po mendojnë largimin nga Santiago Bernabeu.

Mariano Diaz dhe Luka Jovic duket se po i pret përsëri një aventurë e përbashkët për shkaku që një skuadër në Itali po kërkon transferimin e dyfishtë të tyre.

Bëhet fjalë për Napolin e cila në fund të këtij sezoni mund të mbesë pa shërbimet e kapitenit të saj, Lorenzo Insigne i cili pritet të largohet me parametra 0 nga stadiumi Diego Armando Maradona.

Fichajes ka bërë të ditur që napolitanët kanë filluar bisedimet me Los Blancos dhe një marrëveshje mund të arrihet në afatin kalimtar të janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here