Andrea Belotti ka bërë të ditur që më nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Torinos pas përfundimit të këtij sezoni.
Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022 dhe tashmë skuadrat e mëdha italiane kanë filluar lëvizjet për ta bërë për vete yllin e kombëtares italiane.
Inter, Milan dhe Napoli janë 3 emrat që kanë shfaqur dëshirën për ta pasur në rradhët e veta bomberin e Torinos, bën të ditur Calciomercato.
Mirëpo këto skuadra nuk janë të vetmet që janë vënë në ndjekje të tij pasi Fiorentina edhe Atletico Madrid po qëndrojnë të gatshme për të shkaktuar ndonjë surprizë në merkato.
Belotti ka zhvilluar plot 235 ndeshje me Torinon gjatë 7 sezoneve ku ka arritur që të tundë rrjetën plot 107 herë.