Nuk po bind te Barcelona: Memphis Depay transferohet në Serie A

Memphis Depay te gjiganti italian!

Sulmuesi holandez, Memphis Depay mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni.

Depay u transferua te Barcelona gjatë verës së kaluar nga Lyoni me parametra zero, mirëpo pas një fillimi të mirë me Blaugranët, 27-vjeçari ka shënuar një rënie në formë kohët e fundit.

Me ardhjen e Xavit në stol, Depay nuk konsiderohet si i paprekshëm dhe te Barcelona janë të hapur për shitjen e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, interesim për Depay ka shfaqur Juventusi.

Vlera e holandezit në treg është 45 milionë euro dhe në rast se Biankonerët nuk arrijnë ta transferojnë Vlahovic, do të kthejnë vëmendjen kah Depay.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here