SKANDAL I MADH NË ITALI: Policia zbarkon në zyrat e Juventusit

Hetime të Guardia di Finanza në ambientet në zotërim të Juventus-it në Torino dhe Milano.

Autoritetet financiare të Italisë po mbledhin dokumente në lidhje me shitblerjen e lojtarëve dhe me bilancet e viteve 2019-21.

Presidenti Agnelli, zëvendëspresidenti Nedved, ish-drejtori sportiv Parartici dhe tre drejtues të tjerë dhe ish-drejtues bardhezinj të sektorit financiar duket se janë nën hetim për mashtrim të bilancit dhe faturimeve.

Sipas mediave italiane, policia të enjten në darkë ka shkuar në zyrat e klubit dhe ka marrë dokumente sa u përket transfertave të kryera në tre vitet e fundit, ku dyshohet se janë bërë bilance të rreme financiare duke marrë për bazë transferime fiktive për të siguruar plusvalenca. Nën hetim janë presidenti Agnelli, zv.presidenti Nevded si dhe ish-administratori Paratici, tashmë te Tottenham.

Dyshohet për lëvizje që kapin shumën prej 50 milionë eurove, të gjitha lëvizje fiktive duke rritur vlerat e tyre në merkato për të rregulluar bilancet e në teori duke krijuar mashtrim financiar pasi Juventusi është shoqëri aksionere.

Kjo nuk është hera e parë që Juventus vihet përballë hetimeve për plusvalenca, por në rastet e mëparshme, Prokuroria e kishte pasur shumë të vështirë të ngrinte akuza pasi nuk mund të vërtetonte koston reale të futbollistëve të transferuar me shifra shumë shpesh jashtë normales edhe për emra të panjohur apo lojtarë akademie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here