Italia e ardhmja e tij: Depay në janar tek gjiganti i Serie A për 40 milionë euro!

Verën që lamë pas Barcelona arriti transferimin e Memphis Depay nga skuadra e Lyon me parametra 0.

Holandezi është në një formë të mirë, gjë që po shfrytëzohet maksimalisht nga skuadra katalanase.

Siç raporton El Nacional, Jose Mourinho po e kërkon transferimin e tij tek Roma e cila është e gatshme tashmë të ofrojë hiç më pak se 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Blerja e tij do të tentohet gjatë muajit janar dhe një shumë e tillë parash do të ishte e mirëseardhur edhe për katalanasit që gjenden në situatë të vështirë ekonomike.

Depay këtë sezon në La Liga ka arritur të shënojë 8 gola në 14 ndeshje të zhvilluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here