Goditje surprizë për janarin, bisedimet në nivel të avancuar!

Neroazzurët janë të gatshëm për një përforcim emergjent në merkaton e janarit.

Rikuperimi i tri pikëve ndaj Milanit ka rritur entuziazmin tek kampioni i Serie A dhe Inzaghin po e pret një lajm i mirë edhe nga merkato.

Siç raporton Sport Mediaset, mbrojtësi i Chelseas, Malang Sarr është në bisedime të avancuara me zikaltrit dhe pritet arritja e një marrëveshje huazimi për të.

Futbollisti nuk është duke gjetur hapësirat e nevojshme tek skuadra e Tuchel dhe nga ana tjetër ai do të ishte një emër shumë i nevojshëm për Simone Inzaghin.

Sarr mendohet që do të jetë një alternativë për Ranocchian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here