Dumfries bën gati valixhet: Inter ka gjetur zëvendësuesin

Denzel Dumfries bën gati valixhet, holandezi largohet nga Meazza, Neroaxurët kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries u transferua në Meazza gjatë verës së kaluar për 12 milionë euro, por nuk po arrin të bind drejtuesit e Neroaxurëve.

Pas një fillimi të mirë, Dumfries ka rënë në plan të dytë dhe titullar është Matteo Darmian.

Calcio Mercato, raporton se Inter ka gjetur zëvendësuesin e Dumfries dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Shakhtar Donetsk, Dodo.

23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij, ndërsa Ausilio ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me agjentin e tij, Bertolucci.

Pengesa e vetme për transferimin e tij në Milano është shifra prej 25 milionë eurove që Shakhtar e kërkon për të.

Inter do të duhet që të lirohet nga Dumfries dhe me paratë e holandezit të tentojnë transferimin e Dodos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here