Jonathan Ikone arrin marrëveshjen, transferohet në Serie A!

U përfol shumë për ardhjen e Jonathan Ikone në Serie A dhe tashmë një marrëveshje verbale raportohet se është arritur.

Anësori i skuadrës së Lille raportohet që karierën tashmë do ta vazhdojë në Firence, pikërisht tek skuadra e Fiorentinës, bën të ditur Calciomercato.

23 vjeçari pritet që të transferohet në Serie A verën e ardhshme përkundër faktit që ka një marrëveshje në Stade Pierre Mauroy deri në vitin 2023.

Ikone këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje në këtë sezon me Lille duke arritur që të shënojë edhe 2 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here