Shkëmbim spektakolar: Dumfries në Madrid, ylli i Realit te Interi

Inter dhe Real Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries nuk e ka nisur mirë aventurën e re me Neroaxurët.

Holandezi u transferua në Meazza nga PSV për 12 milionë euro si zëvendësues i Hakimit, por nuk po arrin të bind trajnerin Inzaghi.

Dumfries e nisi mirë në ndeshjet e para, por tani ka rënë në plan të dytë, pasiqë Inzaghi preferon Darmian.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Real Madrid synon transferimin e Dumfries.

Los Blancos janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Luka Jovic në këmbim të holandezit.

Jovic është në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Realit.

Todo Fichajes, shkruan se bisedimet do të nisin së shpejti dhe se marrëveshja do të finalizohet në merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here