E bujshme: Gabigol rikthehet në Serie A, por te rivalët e Interit

Gabigol rikthehet në Itali, por jo te Interi!

Drejtuesit e Interit dhe fansat do ta mbajnë në mend gjithmonë Gabigolin si një dështim të madh edhe pse braziliani kishte ardhur si përforcim i madh.

Gabigol dështoi të lërë shenjë te Interi, por duket se transferimi i tij në Serie A ishte i hershëm dhe se nuk ishte mjaftueshëm i pjekur në atë kohë.

25-vjeçari ka gjetur formën e duhur pas kthimit në Brazil duke shënuar 28 gola për Flamengon këtë sezon dhe është i gatshëm të rikthehet në Europë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se interesim për transferimin e Gabigol ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe transferimi i Vlahovic duket mision i pamundur për shkak të kërkesave të larta të Fiorentinës.

Zonja e Vjetër ka kthyer vëmendjen kah Gabigol, pasiqë vlera e brazilianit është 25 milionë euro, shifër jo problematike për Biankonerët.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here