Roberto Mancini rikthehet në Serie A.
Trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini, sipas të gjitha gjasve do të largohet nga kombëtarja në rast se nuk arrin të kualifikohet në Botëror.
Pas suksesit në Europian, Italia ka dështuar që të kualifikohet në Botëror dhe do të duhet të luaj në play-off.
Kohët e fundit është spekuluar se Mancini do të largohet nga Italia pas Botërorit në Katar dhe se do të drejtojë një klub.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Mancini është favoriti kryesorë për stolin e Juventusit.
Biankonerët nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri dhe zërat për shkarkimin e Allegrit sa vijnë e shtohen.