Antonio Conte duket se e ka të pamundur që të presë deri në verën e ardhshme për të përforcuar skuadrën e tij.
Londinezët tashmë i kanë vënë syrin kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne i cili po mendon largimin nga skuadra jugore.
30 vjeçarit i është ofruar rinovimi nga Napoli mirëpo tani ai është duke kërkuar një skuadër të re dhe Spurs ofrojnë një mundësi perfekte për të.
Por ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm nga Italia pasi Antonio Conte po synon blerjen edhe të një futbollisti të Interit.
Sport 1 ka bërë të ditur që është fjala për Ivan Perisic i cili ka një kontratë me Interin që skadon në qershorin e ardhshëm.
Spurs janë shumë të interesuara për anësorin kroat dhe duke marrë parasysh moshën e tij Inter nuk do të insistojë shumë për ta mbajtur atë në skuadër.