Surpriza e janarit: Courtois në janar tek gjiganti italian?!

Thibaut Courtois padyshim që është njëri prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës së Real Madrid.

El Nacional bën të ditur që për gardianin belg interesim të madh ka shfaqur skuadra e Newcastle United mirëpo sheikët nuk janë të vetëm në këtë garë.

Në Santiago Bernabeu ai është zgjedhja e parë e Carlo Ancelottit mirëpo një ofertë e majme mund të bëj Los Blancos që të ndërrojnë mendje.

Bëhet fjalë për skuadrën e Juventusit e cila po kërkon një emër të ri në portë dhe Courtois është padyshim ai i duhuri.

Zonja e Vjetër nuk po bëhet rehat me Wojciech Szczezny dhe gjatë muajit janar ose verës së ardhshme pritet të arrijë një emër i ri me belgun që është dëshira e madhe e drejtuesve të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here