Bomba e merkatos së janarit: Hulk transferohet te gjiganti italian!

Lajm bombastik nga Spanja, Hulk transferohet në Serie A!

Sulmuesi brazilian Hulk arriti të shpallet kampion me Atletico Mineiron në Brazil.

Hulk ndihmoi Atletico Mineiron të shpallet kampion pas 50 viteve duke realizuar 18 gola në kampionatin Brazilian.

Edhe pse 35-vjeç Hulk ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon në Brazil dhe sipas raportimeve të fundit ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Hulk në merkaton e janarit.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e sulmit, pas lëndimit të Luca Pellegrit, i cili sipas të gjitha gjasave do largohet nga Milani.

Hulk ka kontratë me Mineiron deri në dhjetor të vitit 2022, ndërsa vlera e tij në treg është 2 milionë euro.

Braziliani dëshiron me çdo kusht transferimin te Milani dhe nuk përjashtohet mundësia që Atletico Mineiron ta lërë të lirë të largohet pa para.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here