Luiz Felipe shokon Lazion, transferohet tek gjiganti i Serie A!

Luiz Felipe është gati për për një tradhti që vështirë të falet nga fansat e Lazios.

Edhe pse duket shumë i përkushtuar në Olimpico, braziliani mund të largohet nga kryeqyteti italian në janar, shumë më herët seç ishte menduar.

Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit do ti nënshtrohet një operacioni dhe tashmë Rossonerët kanë kthyer sytë kah merkatoja për një blerje urgjente muajin e ardhshëm.

24 vjeçari brazilian është objektivi kryesor i Stefano Piolit për repartin e mbrojtjes.

Felipe ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lazion dhe për këtë arsye skuadra kryeqytetase ka vendosur për shitjen e tij në janar në mënyrë që të fitojnë sadopak para në vend se të largohet në qershor me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here