Mesazh i qartë: Nicolo Rovella kërkon vetëm këtë skuadër italiane!

Giuseppe Riso i cili është agjenti i Nicolo Rovellas ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e klientit të tij.

Nicolo Rovella është gati për hapin e madh në karierën, për tu transferuar tek skuadra e Juventusit.

Riso në një intervistë deklaroi që Rovella është gati për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Për Tuttosport ai deklaroi që ylli i Genoas e ka treguar veten këtë sezon dhe është gati për një rikthim në Torino.

Formën e tij të shkëlqyer e ndali një dëmtim muskular në ndeshjen e djeshme e zhvilluar pikërisht kundër Biankonerëve të cilët e humbën 2-0 ndaj Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here