Norwich ‘hap krahun’: Max Aarons do vazhdojë karierën në Itali!

Max Aarons është padyshim njëri prej emrave më premtues në Premier League.

Talenti i Norwich City ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjitha skuadrave të mëdha në ishull por jo vetëm.

Edhe Roma e Jose Mourinhos ka hyrë seriozisht në garë për të dhe po bëhen gati për transferimin e tij gjatë afati kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i djathtë 21 vjeçar u tentua të transferohet në Olimpico me anë të një formule huazimi me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni por kjo ofertë mori një JO të madhe nga Norwich.

Kontrata e tij skadon në qershor të 2024 por blerja e tij nuk është diçka e vështirë për financat e Giallorossëve për shkak se ai ka një vlerë prej 22 milionë eurosh dhe një pagë prej 1.4 milionë eurosh në sezon.

Shifra këto që për skuadrën e Special One janë të përballueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here