Trajneri portugez nuk po kalon momente të mira në Itali dhe largimi nga Roma është një opsion.
E përditshmja angleze The Mirror, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Jose Mourinho nuk është i lumtur te Roma dhe se dëshiron largimin nga Olimpico.
Special One nuk po kalon momente të mira me Giallorosët dhe pas 16 xhirove të luajtura Roma renditet në pozitën e 7-të në Serie A me 13 pikë më pak se Milani në vend të parë.
Pas kritikave të shumta që Mourinho i ka bërë lojtarëve, portugezi e ka humbur besimin në dhomat e zhveshjes dhe largimi nga Roma është vetëm çështje kohe.
The Mirror, shkruan se interesim për Mourinhon ka shfaqur Everton, ndërsa portugezi është i gatshëm të rikthehet në Angli.
Drejtuesit e Evertonit nuk janë të kënaqur me rezultatet e Rafa Benitez dhe e dëshirojnë Mourinhon për trajner.