Shkëmbimi spektakolar: Chiesa në Paris, ylli i PSG te Juventusi!

Juventus dhe PSG kanë gati shkëmbimin spektakolar!

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit.

Me ardhjen e Allegrit Chiesa e ka humbur rëndësinë në skuadër dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin 24-vjeçarin.

Sipas raportimeve të fundit, Chiesa ka përfunduar në shënjestrën e PSG. Parisienët e kanë piketuar italianin si zëvendësuesin ideal të Mbappes.

Juventus preferon ta shesë Chiesan për para, por PSG ka përgatitur ofertën joshëse për Biankonerët.

Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Mauro Icardit dhe 50 milionë euro në këmbim të Chiesas.

Icardi është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë dhe Biankonerët pritet ta pranojnë ofertën e PSG. Ky shkëmbim pritet të realizohet verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here