Lamtumirë Theo Hernandez: Arrin oferta e parezistueshme!

Një sulm i ri për Theo Hernandez ka filluar në merkato nga një skuadër e madhe europiane dhe një ofertë senzacionale pritet që të bëhet këto ditë.

Theo Hernandez padyshim që ka qenë njëri prej transferimeve më të qëlluara të viteve të fundit për Rossonerët.

Francezi ka arritur të tregojë cilësitë e veta në mbrojtje por gjithashtu ka impresionuar edhe në repartin ofenziv.

El Nacional ka bërë të ditur që Paris Saint Germain është e interesuar për yllin e Milan dhe po bën gati një ofertë faraonike.

Leonardo është i bindur që një shumë prej 60 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për të bindur kuqezinjtë që të heqin dorë nga një aset i tyre i vlefshëm.

PSG po kërkon që të triumfojë në Champions League dhe një blerje e tillë do të ishte një motivim shtesë për pjesën tjetër të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here