Inter ‘pressing’ në janar: Ylli i Serie A tek Neroazzurët për 20 milionë euro!

Inter po shtyn para operacionin për transferimin e një emri që ka muaj të tërë që po e kërkon.

Neroazzurët do të synojnë që të përmbyllin me sukses një operacion për transferimin e Nahitan Nandez nga skuadra e Cagliarit.

Neroazzurët janë gati për të laguar disa futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e Simone Inzaghit ku nga këto largime pritet të grumbullohet edhe shuma e nevojshme për Nandez.

Presidenti i skuadrës siçiliane, Tommaso Giulini është i gatshëm që të heqë dorë nga ylli i skuadrës së tij për një shifër prej 20 milionë eurosh.

25 vjeçari pritet të kalojë tek kampionët e Serie A gjatë janarit me një huazimi 18 mujor ku pastaj Marotta do të ketë të drejtë blerjeje të kartonit të tij.

Nahitan Nandez raportohet që ka refuzuar edhe një ofertë të ardhur nga Napoli pasi kërkon vetëm transferimin tek Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here