Nuk e dëshirojnë te Barcelona: Milan transferon yllin e Katalanasve

Milan përfiton nga kriza e Barcelonës, nuk bëhet fjalë për Coutinhon.

Milan e përfundoi aventurën në Ligën e Kampionëve në pozitën e fundit në grupin B.

Rosonerët zhgënjyen këtë edicion në Champions League dhe tani janë të fokusuar vetëm në Serie A.

Milan pritet të bëjë disa përforcime në merkaton e janarit për të synuar Scudetton dhe sipas raportimeve të fundit goditja e parë për afatin kalimtar do të jetë nga Barcelona.

Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Simon Kjaer dhe Maldini e ka gjetur zëvendësuesin te Barcelona.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e Clement Lenglet në merkaton e janarit.

Tifozët e Barcelonës nuk e dëshirojnë Lenglet në skuadër dhe Laporta ka vendosur që ta nxjerr në shitje.

Francezi ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2026, ndërsa Milan do të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here