Arrin oferta: Vlahovic me skuadër të re prej 80 milionë euro!

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është padyshim njëri prej emrave më të kërkuar në muajt e fundit.

Sport Mediaset ka bërë të ditur që skuadra e Arsenalit është e vendosur për transferimin e tij dhe tashmë ka bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh në drejtim të Firenzes.

Topçinjtë janë të vendosur për transferimin e sulmuesit serb.

Gara më e ashpër për shërbimet e tij duket se do të jetë me rivalët e qytetit, Tottenham, mirëpo tekniku Mikel Arteta i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që duhet me çdo kusht ta sjellin atë në Emirates Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here