Në lojë është Marotta: Inter dhe PSG shkëmbejnë yjet e tyre!

Paris Saint Germain dhe Inter janë duke punuar për të arritur një marrëveshje për shkëmbim të futbollistëve, raportojnë mediat italiane.

Marcelo Brozovic ka një kontratë deri në qershor të 2022 dhe kroati akoma nuk ka nënshkruar një rinovim kontrate për të treguar besnikërinë në Giuseppe Meazza.

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo pëlqen shumë mesfushorin neroazzur i cili ka tërhequr interesimin e shumë gjigantëve europianë.

Braziliani ka shprehur gatishmërinë për ti ofruar Interit shërbimet e Giorginio Wijnaldum i cili nuk është një emër shumë i rëndësishëm për teknikun Pochettino.

Holandezi u transferua me shumë bujë nga Liverpool këtë verë por deri më tani ka dështuar që të sigurojë një vend të rregullt titullari tek gjigantët e Ligue 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here