Corentin Tolisso në janar transferohet në Serie A!

Corentin Tolisso do të largohet nga Bayern Munich edhe atë pa e çuar deri në fund sezonin 2021/2022.

Mesfushori francez është në vitin e tij të fundit të kontratës me bavarezët dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm për shkak se nuk duan ta humbin atë me parametra 0.

Siç raporton e përditshmja gjermane Kicker, e ardhmja e tij do të jetë në Serie A.

Skuadra më pretendente deri më tani për të firmosur me të është Interi edhe pse në garë qëndrojnë gjithashtu Juventusi dhe Roma.

Bavarezët po synojnë që në janar nga shitja e tij të arkëtojnë diku rreth 7 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here