Federico Chiesa bën gati valixhet, Juventus ka piketuar dy super përforcime.
Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër këtë sezon, pasiqë me ardhjen e Allegrit në stol, rëndësia e tij në skuadër ka rënë.
Chiesa nuk po kalon formë të mirë nën drejtimin e Allegrit dhe këtë sezon ka realizuar vetëm tre gola.
Agnelli është i gatshëm ta lërë të lirë Chiesan të largohet, pasiqë ofertat për të janë të shumta.
Chelsea ka ofruar 100 milionë euro për italianin dhe me paratë e arkëtuara nga Chiesa, Juventus do të hidhet në sulm për dyshen e Barcelonës, shkruan Calcio Mercato.
Bëhet fjalë për Memphis Depay dhe Ter Stegen. Pas eleminimit nga Champions, Depay dhe Ter Stegen nuk konsiderohen të paprekshëm dhe Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për dyshen.
Juventus kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për dyshen e Barcelonës, në rast se arrinë ta shesin Chiesan.