E bujshme: Miralem Pjanic rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Turqia, Miralem Pjanic rikthehet në Serie A!

Mesfushori i Barcelonës, i huazuar te Besiktas, Miralem Pjanic nuk ka arritur të bind as te klubi turk dhe në janar mund të rikthehet në Itali.

Besiktas nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e Pjanic dhe në janar boshnjaku do të rikthehet në Camp Nou.

Pjanic nuk bën pjesë as në planet e Xavit dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Portali i njohur turk Fanatik, shkruan se Juventus synon rikthimin e Miralem Pjanic dhe se këtë e ka kërkuar Massimiliano Allegri.

Biankonerët do të tentojnë huazimin e Pjanic në merkaton e janarit dhe bisedimet me Barcelonën pritet të fillojnë së shpejti.

Pjanic ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2016 deri në vitin 2020 dhe për Zonjën e Vjetër ka shënuar 22 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here