Gjithçka është gati: Gjiganti italian transferon Rivaldon e ri!

20 vjeçari Luis Henrique po vlerësohet nga shumë si një yll i ri i futbollit brazilian ku krahasimet shkojnë deri me legjendën e Brazilit, Rivaldon.

Gazzetta dello Sport raporton që sulmuesi i Fluminenses gjatë këtij janari mund të transferohet tek gjiganti i Serie A, Milan.

Luis Henrique po shihet si njëri prej emrave më premtues të futbollit brazilian dhe Rossonerët janë të vetëdijshëm për problemet financiare të skuadrës braziliane dhe do tentojë transferimin e tij.

Italianët janë të gatshëm të ofrojnë plot 12 milionë euro në merkato edhe pse ai momentalisht vlerësohet rreth 3.5 milionë euro.

Mirëpo arsyeja për një shifër më të lartë është se ai ka nënshkruar një kontratë të re me Fluminense dhe interesimi për të pritet të rritet javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here