Bombë: Alvaro Morata transferohet te rivalët e Juventusit

Alvaro Morata largohet nga Juventusi por jo nga Serie A!

Sulmuesi i Atletico Madrid i huazuar te Juventusi, Alvaro Morata në fund të sezonit do të largohet nga Zonja e Vjetër, pasiqë Biankonerët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes.

Morata ka luajtur në 21 ndeshje këtë sezon duke realizuar 6 gola, por Biankonerët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

29-vjeçari pritet të rikthehet te Atletico, por Simeone nuk e dëshiron atë në skuadër dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë rivalët e Juventusit.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, shkruan se Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Moratas.

Morata debutoi te Reali pikërisht kur Mourinho ishte trajner i Los Blancos dhe portugezi beson se mund ta kthej spanjollin në formën e duhur.

Roma synon huazimin e Moratas me opsion blerjeje dhe te Atletico janë të hapur për këtë operacion.

Todo Fichajes, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që Morata  të largohet nga Juventusit në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here