Super shkëmbim: Depay në Meazza, ylli i Interit te Barcelona

Revolucion te Barcelona, Xavi e dëshiron yllin e Interit në Camp Nou.

Xavi Hernandez është rikthyer te Barcelona në rrolin e trajnerit dhe para vetes ka një mision mjaftë të vështirë.

Pas eleminimit nga Champions League, Xavi ka shlyer nga lista disa lojtarë dhe njëri ndër ta është edhe Memphis Depay.

Holandezi nuk po arrin të bind në Camp Nou dhe te Barcelona janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Barcelona do tia ofrojë Interit kartonin e Memphis Depay dhe 40 milionë euro Interit në këmbim të Alessandro Bastonit.

Xavi e sheh Bastonin si zgjidhjen ideale për problemet e shumta në mbrojtje, mirëpo te Inter Bastoni konsiderohet si i paprekshëm.

Por  në rast se Lautaro largohet nga Meazza në fund të sezonit dhe gjendja financiare nuk përmirsohet, atëherë te Inter janë të hapur për ofertën e Katalanasve, shkruajnë mediat spanjolle.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here