Do largohet nga Barcelona: Frenkie De Jong shumë pranë Serie A-së!

Për Frenkie de Jong transferimi tek Barcelona ka filluar të shndërrohet në një makth të vërtetë duke parë ecurinë dëshëpëruese të skuadrës në këtë sezon.

Tashmë mesfushori holandez është duke menduar largimin në fund të këtij sezoni ku disa skuadra të mëdha europiane kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Babai i tij, John de Jong ka konfirmuar interesimin e disa skuadrave të mëdha europiane në drejtim të birit të tij.

Massimiliano Allegri po kërkon përforcime në mesfushë dhe holandezi padyshim që është emri më i pëlqyer nga tekniku i Biankonerëve.

Katalanasit nuk kanë dëshirë ta shesin atë mirëpo paraqitjet e dobëta të skuadrës këtë sezon kanë filluar të krijojnë dyshime tek futbollisti nëse do qëndrojë apo jo më shumë tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here