E FUNDIT: 5 yjet e PSG do transferohen në Serie A!

Ata nuk po gjejnë hapësirat e nevojshme dhe e ardhmja e tyre pritet që të jetë në Serie A.

Një listë e pasur me futbollistë që në Apenine mund ta rigjejnë veten pasi tek PSG me një skuadër të mbushur me yje nuk po iu ofrohen mundësitë e duhura.

Lista përbëhet nga emra si Paredes, Icardi, Rafinha, Kurzawa dhe Draxler, që të pestë që mund të përshtaten në secilën skuadër të madhe italiane.

Skuadra që pritet të përfitojë më shumë është pikërisht Juventus e cila pas vështirësive për të transferuar Vlahovic ka rikthyer vëmendjen tek Mauro Icardi.

Por me të pritet të vijë edhe një tjetër argjentinas, pikërisht Leandro Paredes.

Me Zonjën e Vjetër që pritet të ndryshojë plotësisht mesfushën e saj, Paredes duket një emër shumë tundues për ta.

Kurzawa nga ana tjetër pritet të bëhet pjesë e Interit ndërkohë që për Rafinhan dhe Draxler interesim kanë shfaqur Roma, Napoli dhe Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here