Revolucion: Juventus tregon emrat e 4 futbollistëve që do largohen në janar!

Juventus deri më tani është duke kaluar një sezon që duhet harruar shpejt, pasi ka mbetur shumë prapa në garën për titull.

Rikthimi i Massimiliano Allegrit nuk doli sipas pritshmërive për shkak se në 17 ndeshje Juventus ka humbur 5 dhe ka barazuar 4 herë.

Tek Zonja e Vjetër mezi që po presin që të vijë afati kalimtar i janarit për të filluar ndryshimet në skuadër.

Mesfusha pritet të jetë reparti më problematik ku 3 largime pritet të ndodhin vetëm nga ky repart.

Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Arthur Melo janë tre lojtarët që Allegri i ka dhënë leje klubit që t’i largoj.

Ndërkohë në listën e largimeve është edhe sulmuesi suedez Dejan Kulusevski i cili nuk është në planet e trajnerit italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here