Çmimi 20 milionë euro: Julian Draxler zbarkon në Serie A!

Julian Draxler është shumë pranë për tu larguar nga skuadra e Paris Saint Germain dhe një transferim në Serie A pritet të ndodhë për 20 milionë euro.

Janari pritet të vijë me shumë surpriza në merkato ku njëri ndër ta është padyshim mesfushori gjerman i cili është shumë pranë largimi nga kryeqyteti francez.

Siç raporton mediumi spanjoll Don Balon, Nasser Al Khelaifi dëshiron rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë Draxler që të largohet.

Juventus është rikthyer përsëri në këtë garë tashmë me Massimiliano Allegrin i cili është një admirues prej një kohe të gjatë i mesfushorit gjerman.

Zonja e Vjetër tashmë ka një mundësi të artë para vetes për shkak se 20 milionë euro nuk është një shumë e lartë për financat e klubit për një emër si Draxler.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here