Mbrojtësi i lindur në vitin 2020, Sven Botman pritet që të lërë skuadrën e Lille për të bërë hapin e madh në karierë.
I gjatë plot 195cm, ai është një futbollist që garanton siguri në repartin e mbrojtjes dhe njëri nga gjigantët e Italisë është duke bërë gati ofertën në drejtim të kampionëve të Lille.
Është pikërisht Milan e cila ka mbetur pa shërbimet e qendrës së mbrojtjes Simon Kjaer.
Danezi do ti nënshtrohet një operacioni që pritet ta lërë jashtë fushave të blerta disa muaj.
Vlera e tij sillet diku rreth 30 milionë euro dhe Rossonerët po bëjnë gati një ofertë huazimi me të drejtë blerje pas 6 ose 18 muajve.
Një gjë është e sigurt në kampin e Rossonerëve, Paolo Maldini nuk do të mbetet duarthatë në afatin kalimtar të janarit.