Perisic largohet, Inter ka gati pasuesin e kroatit!

Veterani Ivan Perisic pritet që të largohet nga skuadra e Interit dhe emri që do ta zëvëndësojë atë tashmë është bërë gati nga Neroazzurët.

Calciomercato bën të ditur që në Giuseppe Meazza pritet të vijë ylli i Eintracht Frankfurt, Filip Kostic.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me Perisic kanë kohë që kanë stagnuar dhe nga ana tjetër Kostic po shihet si një alternativë e volitshme për skuadrën e Interit e cila gjendet në një krizë të thellë financiare.

Madje ka zëra pranë skuadrës kampione të Serie A që thonë se marrëveshja tashmë është arritur me sulmuesin serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here