Turpërim i Interit: Maldini i rrëmben objektivin në merkato Neroazzurëve!

Derbi i qytetit është zhvendosur tashmë në merkato dhe Paolo Maldini ka gati një goditje të dhimbshme për Beppe Marottan.

Që të dy skuadrat nga Milano po kërkojnë emra të rinj për mbrojtjen dhe tashmë janë duke luftuar për shërbimet e të njëjtit emër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Chelseas, Malang Sarr i cili deri para disa kohësh ishte shumë pranë transferimit tek Neroazzurët por tashmë situata ka ndryshuar.

Por sipas raportimeve të Tuttosport, situata tashmë ka marrë një kahje komplet ndryshe ku Milan shihet në Pole Position për shërbimet e tij.

Rossonerët kësaj rradhe pritet të fitojnë kundrejt Neraozzurëve për një futbollist që mund të ndikojë shumë edhe në garën për titullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here