E bujshme: Papu Gomez rikthehet në Serie A

Papu Gomez rikthehet në Serie A, por jo te Atalanata.

Sulmuesi i Sevillas, Papu Gomez mund të rikthehet në Itali verën e ardhshme, pasiqë nuk po gjen formën e duhur në Sanchez Pizjuan.

Që nga transferimi i tij te Sevilla në janar të këtij viti, Papu nuk ka arritur ta gjejë shkëlqimin që  e kishte te Atalanta.

Papu ka kontrata me Sevillan deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm një gol në 18 ndeshje.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Napoli e ka piketuar Papu Gomezin si zëvendësuesin e Lorenzo Insignes i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Maradona Stadium.

Edhe pse në moshë Napoletanët e shohin Papun si zëvendësuesin ideal të Insignes dhe mund ta blejnë kartonin e tij për vetëm 5 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here