Pas shortit në Champions: Rritet oreksi i Juventusit, Agnelli transferon 2 futbollistë në janar!

Juventus do të ndeshet me Villareal në raundin e 1/16 të Champions League.

Me formën aktuale të skuadrës së Allegrit, ajo nuk mund të kërcënojë Villarealin e cila eleminoi Atalantan në grupe, kështu që ndërhyrja në merkaton e janarit është një emergjencë.

Me disa përforcime në muajin e ardhshëm, sezoni mund të ndryshojë plotësisht për Zonjën e Vjetër.

Siç raportojnë mediat italiane, Biankonerët kanë vënë në shënjestrën e tyre Denis Zakarian dhe emri i dytë vjen nga Serie A, Gianluca Scamacca.

Është e qartë që Juventusi ka nevojë për emra të rinj dhe këta dy talente mund të jenë kocka e fortë e skuadrës për të ardhmen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here